Portieri kilian, Claudio Bravo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 41-vjeçare.
Në një mesazh të përzemërt të postuar në rrjetet sociale, Bravo ka ndarë me fansat vendimin e tij.
“Përshëndetje të gjithëve, përmes kësaj video dua të ndaj me ju se do të largohem nga futbolli profesionist”.
“Besoj se kam marrë vendimin e duhur, një vendim të mirë-menduar dhe që është diskutuar thellësisht me familjen time dhe më të afërmit”.
“Po mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm në jetën time dhe është gjithashtu një moment për të filluar një fazë tjetër në jetën time, një stad familjar që do të jetë po aq i suksesshëm sa ky, i cili na solli kënaqësi të madhe në çdo kuptim”, ka thënë Bravo.
MUCHAS GRACIAS! @ColoColo @RealSociedad @FCBarcelona_es @ManCity @RealBetis @LaRoja 🫡 pic.twitter.com/xgUDK8zVz8
— Claudio Bravo Muñoz (@C1audioBravo) August 27, 2024
Bravo gëzoi një karrierë të suksesshme, veçanërisht duke veshur ngjyrat e Barcelonës midis 2014 dhe 2016, gjatë së cilës ai mbajti 43 herë portën e paprekur në 75 ndeshje për klubin.
Ai gjithashtu fitoi dy herë La Ligën, dy herë Copa del Rey, Superkupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube me Barcelonën, ndërsa fitoi edhe trofe tjerë me Manchester Cityn dhe Real Betisin. /Telegrafi/