Site icon Telegrafi

Claudio Bravo portieri më i dobët i Ligës Premier

Claudio Bravo është zyrtarisht portieri më i dobët në Ligën Premier.

Kështu thonë të dhënat e SmartBets, ku nga të gjithë portierët që kanë luajtur të paktën në dhjetë ndeshje këtë sezon, askush nuk ka përqindje më të ulët të pritjeve për gol se portieri i Manchester Cityt.

Kiliani ka statistikë prej 1.04 pritje për gol, e cila është më e dobët se e portierit jashtë forme të Liverpoolit, Loris Karius, transmeton Telegrafi.

Ish-portieri i Barcelonës ka pranuar 28 gola nga 22 ndeshje, madje nuk ka pritur as një goditje që nga 2 janari.

Ndërsa portieri që i ka kushtuar 1.7 milion euro Stoke Cityt, Lee Grant është portieri më i mirë i ligë me një statistikë prej 2.35 pritjeve.

Portieri i Tottenham Hotspurs, Hugo Lloris renditet i dyti, derisa ai i Chelseat, Thibaut Courtois i treti. /Telegrafi/

Exit mobile version