Fotografitë e Claudia Romanit të realizuara për festat e fundvitit, janë shpërndarë në masë të madhe në internet.
Modelja e bukur italiane i ka publikuar disa imazhe të nxehta që i ka realizuar në Miami të Floridës.
Në këto fotografi, atë e ka shoqëruar edhe bukuroshja tjetër, Melissa Lori.
Claudia shfaqet në një version shumë atraktiv dhe shihet se po i shijon pushimet para ardhjes së Vitit të Ri.
Në disa prej fotografive, dy bukuroshet kanë pozuar vetëm me brekë, ndërsa gjinjtë i kanë mbuluar me duar.
Nuk kanë munguar edhe pozat me të brendshme me dizajn festiv.
“Prapa skenave me bukuroshen Melissa Lori”, ka shkruar Claudia në një postim në Instagram.
Ndryshe, Romani është një tifoze e flaktë e klubit italian, Milan.
Postimin e ka shoqëruar me disa fotografi nga seti i ri. /Telegrafi/