Gjiganti teknologjik Google ka nxjerr përmbledhjen vjetore apo “Year in Search 2023” të asaj se çfarë është kërkuar më shumti nga njerëzit në motorin e saj të kërkimit.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit kryeson në listën e kërkimeve të lajmeve për vitin 2023, sipas të dhënave globale të Google, duke pasuar me rastin e nëndetëses eksploruese të Titanikut që shpërtheu në muajin qershor së bashku me personat në bord, dhe në vendin e tretë renditet rasti tragjik i tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri, transmeton Telegrafi.
Në listën e njerëzve më të kërkuar në Google për vitin 2023, Damar Hamlin zuri vendin e parë, i ndjekur nga Jeremy Renner dhe Andrew Tate.
Për sa i përket listës së personave që ndërruan jetë këtë vit, emri i Mathew Perry ishte në krye, pasuar me Tina Turner dhe Sinead O’Conner.
Në kategorinë e aktorëve më të kërkuar në Google, Jeremy Renner ka zënë pozitën e parë, ndjekur nga Jenna Ortega dhe Ichikawa Ennosuke IV. Ndërsa, në kategorinë e sportistëve më të kërkuar në Google, Damar Hamlin është në krye të listës, pasuar nga Kylian Mbappe dhe Travis Kelce.
Në botën e video-lojërave, Hogwarts Legacy ka fituar titullin e lojës më të kërkuar, pasuar me The Last of Us dhe Connections. Ndër filmat, “Barbie” është ai më i kërkuari, pasuar nga “Oppenheimer” dhe “Jawan.”
Shakira është këngëtarja më e kërkuar në Google, bazuar në statistikat e gjigantit teknologjik, e ndjekur nga Jason Aldean dhe Joe Jonas.
Për seritë televizive, “The Last of Us” ka fituar titullin e serisë më të kërkuar, derisa në vendin e dytë listohet seria e njohur Wednsday; në vendin e tretë qëndron “Ginny and Georgia”. /Telegrafi/