Bebe Rexha mendon se femrat shqiptare dhe ato indiane e kanë një të përbashkët.
Të gjithë adhuruesit e grimit, e njohin Nikkie, make-up artistja e famshme e cila ka mbi 6 milionë ndjekës në Instagram.
Nikkie në kuadër të videove të shumta që shpërndanë në kanalin e saj në YouTube, e ka edhe një rubrikë kur bënë grim me një të ftuar të saj, transmeton rtv 21. “Get Ready with me”, (Bëhu gati me mua) titullohet rubrika, pjesë e së cilës së fundmi ka qenë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.
Përderisa secila e bën grimin për vete ato flasin për tema të ndryshme përfshirë këtu edhe karrierën.
Bebe poashtu e përmend se është shqiptare, duke thënë se mendon që femrat me flokë të zeza kanë disa rrathë të errët tek sytë, si shqiptaret dhe indianet. Këtë pjesë mund ta shihni nga minuta 02:08.
Bebe tregoi se zakonisht Kira Nasrat kujdeset për grimin e saj.
Në përfundim të videos do të shihni se Bebe ka talent edhe për grimin.