Majlinda Kelmendi është kampionia e re e Evropës në xhudo pas fitores në finale kundër Priscilla Kneto në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili është zhvilluar në Rusi.
Kelmendi ka folur pas kësaj fitore duke thënë se është shumë e lumtur dhe krenare për këtë fitore.
“Ndihem mjaft mirë, jam mjaft e lumtur për këtë medalje. Nuk mund të them se sot ndihesha shumë mirë, nuk e di përse, por, fatmirësisht përfundova mirë, e fitova të artën, kështu që jam e lumtur”.
Ajo ka thënë se vitin e kaluar ka pasur lëndime por që tashmë është rikthyer.
“Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte shumë e vështirë kohë e vështirë për mua jo, vetëm fizikisht, por edhe nga ana emocionale sepse duhet të luftosh me veten dhe të bindësh veten se je e mirë sa duhet dhe do të kthehesh ashtu si ishe. Kjo medalje vërteton se jam rikthyer vërtetë”.
Kelmendi ka thënë se në momentin e fitores bën veprime të cilat nuk mund t’i kontrollojë.
“Nuk është hera e parë që e fiton Evropianin. Është hera e dytë dhe këtë radhë ndodh pas një viti të kaluar me lëndime. Kur fitoj, bëj veprime të çuditshme për të cilat më vonë më vjen turp por kur fitoj, nuk mundem ta kontrolloj veten”, përfundoi xhudistja pejane. /Telegrafi/
Interview with Majlinda Kelmendi -52kg
Posted by European Judo Union on 2016-04-21