Site icon Telegrafi

“Çka të thotë burri, gruaja bën Amin” – Xhuli Nura flet për meshkujt shqiptarë

Foto: Screenshot/YouTube

Xhuli Nura është njëra nga personazhet publike që përfshihet në tema të ndryshme, qoftë me art, politikë apo edhe sociale.

Duke qenë se gjithnjë ka folur për gratë dhe të drejtat e tyre, ajo edhe këtë herë ka dhënë mendimin e saj mbi këtë çështje.

E ftuar në “Kosova Today”, modelja nga Drenica ka marrë shembull se si partneri i saj ka tentuar ta ndryshojë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Çfarë ka dashur partneri juaj shqiptar që të ndërrojë ty”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga prezantuesja e emisionit.

“Gjithçka, përse je kaq e lirë, pse je kaq e fuqishme, gruaja e fuqishme nuk është e mirë për shoqërinë ku jetojmë sepse jemi mësuar që gruaja me qenë pronë e burrit”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Xhuli Nura tregon arsyet se përse është akoma beqare

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova tutje theksoi: “Çfarë thotë burri gruaja bën amin çka thotë nëse blejmë një shtëpi burri thotë po, gruaja thotë po unë veç vij e nënshkruaj se nuk guxon me thënë a është e mirë apo e keqe apo dua a s’po dua”.

Ajo momentalisht ka treguar se është beqare, e fokusuar në disa projekte. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube
Exit mobile version