Sonte në emisionin “Përballje” që transmetohet në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, do të diskutohet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Çka thotë ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati se kur duhet të shndërrohet FSK në Ushtri të Kosovës? A jemi vonë sipas tij dhe kur do të kalojë vija kuqe?
Pse, sipas tij FSK është gati që nga viti 2014 të shndërrohet në ushtri të Kosovës?
A është e gatshme FSK të marrë detyrat shtesë dhe për çfarë pajisje ushtarake ka nevojë? A i duhen helikopterë FSK-së?
A janë demoralizuar ushtarët e FSK-së nga vonesat në transformimin e FSK-së në ushtri?
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:10, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/