Telegrafi

Çka po ndodhë me këmbët e aktores hollivudiane (Foto)

Kristen Stewart i ka habitur të gjithë me një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale ku shenjat e zeza mbulojnë këmbët e saj.

Aktorja 27-vjeçare ishte në xhirimet e filmit Underwater në New Orleans teksa qëndronte e ulur në një karrige dhe bënin përshtypje këmbët e saj të ekspozuara.

Gjithashtu, Kristen kishte disa të prera në gjunjët e saj, gjë që ka shqetësuar një pjesë të madhe të ndjekësve të saj.

Nuk dihet nëse kjo është bërë me grim për skenat e filmit të ri, apo ekziston ndonjë ngjarje të pazakontë që ka shkaktuar këto shenja. /Telegrafi/