Site icon Telegrafi

Çka po ndodh në DSK? Kuvendi me ekspeditë kontrolluese në shërbimin e shtetit

Komisioni për mbikëqyrje të punës së DSK-së pranë Kuvendit të Maqedonisë do të dorëzojë njoftim zyrtar në Drejtorinë për Siguri Kombëtare për të ndjekur nga afër se çka punohet dhe cilat janë metodat e punës.

Nga Kuvendi thonë se pas ekspeditës do të marrin shënime dhe do të përpilohen raporte për punën e DSK-së dhe pastaj duke u bazuar në raporte do t’u drejtohen ekspertëve ndërkombëtar për të dhënë mendimin e tyre për mënyrën e punës në DSK, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë nismë e ka filluar kryetari i këtij komisioni, ish-kryeministri Emil Dimitriev i cili ka thënë se nuk duhet të cënohet privatësia dhe nuk duhet të ndjeken qytetarët.

Për Allfa TV Dimitriev tha se janë shfaqur dyshime për përgjime nga DSK-ja. /Telegrafi/

Exit mobile version