Diva e muzikës pop, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z, kanë qenë së fundi temë e mediave se gjoja martesës së tyre i ka ardhur fundi.
Mirëpo, këto thashetheme për ndarjen e çftit në fjalë i ka demantuar shoqja e Beyonce’s, Kelly Rowland.
Ishte agjensioni oline ‘Life & Style’, që kishte raportuar se, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z nuk i kanë punët aspak mirë me martesë.
Sipas agjensionit në fjalë, Bey ishte e ftuar në ditëlindjen e shoqes së saj të ngushtë Kelly Rowland (Destiny’s Child) dhe aty ka treguar se martesa e saj me reperin dhe producentin, Jay-Z po merr fund.
Gjithnjë sipas agjensionit oline ‘Gossip Cop’, “Bey ka qenë e stresuar dhe ka pirë gjatë gjithë natës. Më pas ka hequr unazën e martesës dhe ju ka thënë të pranishmëve se atë aksesorë do ta shohin për herë të fundit në gishtin e saj”, ka thënë një burim për ‘Life & Style’.
Por, Beyoncé dhe Jay së fundi janë parë shumë të lumtur së bashku, kur të dy ishin në rreshtin e parë dhe përcjellnin lojën e Clippers.
Beyonce dhe Jay-Z kanë shtatë vjet martesë dhe janë prindër të një vajze, Blue Ivy Carter./Telegrafi/