Hip hop labeli, Babastars, duket se do të vijë me befasi të reja.
Reperët Agon Amiga dhe Cozman janë parë në studion e vëllait të Getit dhe të Kico Beatz.
Burimet e sigurta të Telegrafit mësojnë se aty ka filluar puna për disa këngë, që do të lansojnë artistët.
Ka kohë që Agon Amiga dhe Cozman nuk kanë lansuar këngë, teksa nuk përjashtohet as ndonjë projekt i madh me të gjithë antarët e grupit.
I gjithë procesi po vëzhgohet nga distanca prej Getoar Selimit, i cili siç dihet gjendet në Tiranë. /Telegrafi/