Telegrafi

Çka përmban kapitulli i 15-të i procesit të skriningut të BE-së në Maqedoni?

Në Maqedoni ekziston optimizëm për anëtarësim në institucionet euro-atlantike, në BE dhe në NATO.
Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriningut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Kapitulli i 15-të: Energjia
Ky kapitull do të duhet të rregullojë në Maqedoni problemin me monopolizimin e tregut në Maqedoni pasi në mënyrë të prerë kërkon konkurrencë në treg, siguri në shërbim dhe mbrojtje të konsumatorëve dhe ambientit. Gjithashtu, pas procesit të skriningut duhet të rregullohet edhe problemi me ndihmën shtetërore në promovimin e energjisë efikase natyrale.

Energjia nukleare dhe siguria për energji nukleare gjithashtu janë procese që duhet t’i sigurojë Maqedonia pas harmonizimit të ligjeve me BE-në.

Telegrafi Maqedoni në ditët në vazhdim do t’ju sjell harmonizimi e ligjeve të Maqedonisë, pas procesit të skriningut në vend, sipas çdo kapitulli. /Telegrafi/