Ndonjëherë fëmija e ka të vështirë të flasë për ditën e vet
Në vend që çdo ditë t’ia bëni të njëjtën pyetje – Si ke kaluar sot në shkollë? Apo “Çfarë keni bërë sot?, përpiquni të shpikni pyetje të reja kreative dhe tema për bisedë.
Mendoni për detajet, krijoni pyetjet dhe do të mësoni shumë më tepër se si fëmija e ka kaluar ditën, transmeton Telegrafi.
Ja disa propozime.
▪ Çka keni ngrënë për kafjall?
▪ Cilën lojë e keni luajtur në pauzë?
▪ A ka ndodhur diçka qesharake sot?
▪ A ka qenë dikush i kujdesshëm ndaj teje?
▪ A ke bërë ti diçka të bukur për dikë tjetër?
▪ Kush të ka bërë të qeshësh sot?
▪ Cili nga mësuesit tuaj do ta përjetonte si fund të botës (apokalips) sulmin e Zombive?
▪ Çfarë keni mësuar sot?
▪ Sikur dikush nga shokët tuaj do të mund të bëhej mësues për vetëm një ditë, kush do të ishte ai dhe përse?
▪ Sikur ti të bëhesh mësues, çka do të dëshiroje të ligjëroje?
▪ Me kë do të dëshiroje të shoqërohesh? Përse tashmë nuk jeni bërë shokë?
▪ Cila rregull është më e rëndësishme për mësuesin tuaj?
▪ Çka do të dëshirosh të bësh gjatë pauzës?
▪ Të rikujton mësuesi në dikë që e njeh?
▪ Çka ke bërë sot por që ka qenë e dobishme?
▪ A ke qenë sot krenar për veten dhe përse?
▪ Çka ka qenë e vështirë sot për ty?
▪ Çka do të dëshiroje të mësoje para se shkolla të përfundojë?
▪ Cili fëmijë i shkollës është më i rëndësishmi për ty?
▪ A ka kush në klasë probleme me respektimin e rregullave?
▪ Cili nga klasa është ndryshe nga ti?
▪ Çka është më e rëndësishme në shkollën tuaj?
▪ Çka planifikon të mësosh këtë vit?
/Telegrafi/