Site icon Telegrafi

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

Tantruma janë shpërthime emocionale të fëmijëve, që shoqërohen me veprime, si të qara të forta, goditje, etj. 

Tantrumat e fëmijëve mund të ndodhin kudo, qoftë në shtëpi, rrugë ose në ambiente tjera dhe kryesisht ndodhin nga mosha 1 deri në 4 vjeçare.

Psikologia Mirjeta Deliu në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për këtë çështje.

“Tantrumat janë gjendje emocionale me të cilat qara dhe sjelle të shumta…. Nëse kjo bëhet shumë e shfaqur atëherë duhet ndihmë profesionale, nëse nuk është shumë e shprehur duhet të presim që fëmija të qetësohet vet dhe pa ju ofruar përforcues”, tha ajo.

Deliu tutje tregoi edhe një metodë për qetësimin e fëmijëve.

“Duhet të ofrohemi afër fëmijëve dhe frymëmarrja jonë të jetë e ngjashme me të fëmijët, dhe kjo e bën që fëmija ta kuptojë që ti e dinë që ai po kalon diçka jo të këndshme… Kur frymëmarrje e prindit koordinohet me fëmijën, fillon qetësimi i fëmijës…

Dhe kur qetësohet fëmija e rëndësishme është që të bisedohet edhe të shihet çka ka qenë gjatë ditës jo e mirë që e ka shkaktuar”, tha ndër të tjera psikologia e fëmijëve.

Podcastin e plotë ku Deliu flet për shëndetin mendor të fëmijëve, ankthin, depresionin dhe simptomat që japin fëmijët, pastaj fazat e zhvillimit, tantrumat, adaptimin e fëmijëve në kopshte, fazën e adoleshencës e llojet e prindërimit mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga Muqa Solar. /Telegrafi/

Exit mobile version