Telegrafi

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Maqedonia ka nisur procesin e negociatave me BE-në dhe është anëtarësuar në NATO.

Tashmë fillon procesi i skriningut dhe për këtë Telegrafi Maqedoni ju sjell më shumë informacione rreth hapave që parashihen në këtë proces.

Për të kaluar këtë fazë Maqedonia duhet të jetë e gatshme institucionalisht dhe në mënyrë të përshpejtuar duhet të gjenden mënyra dhe rrugë për të gjetur përafrimin e ligjeve dhe pjesëve ligjore me ligjet dhe dispozitat ligjore me shtetet e Bashkimit Evropian.

Procesi i skriningut për Maqedoninë do të thotë shumë punë ku do të duhet të kyçen shumë institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë proces nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Procesi i skriminingut, sipas faqes zyrtare të Komisionit Evropian, zyrës për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë do të thotë “Ngjizje të planeve dhe ligjeve për integrim në BE të vendeve që tentojnë anëtarësimin”

Për Maqedoninë, sipas përvojave me shtetet që më herët e kanë kaluar këtë proces, proces më i ndjeshëm është sektori i DREJTËSISË dhe të drejtat themelore. Liria dhe siguria gjithashtu janë të rënda për t’u zbatuar me ligjet ekzistuese dhe me praktikën që do të sigurohet me ndryshimin e ligjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më voluminoz do të jetë procesi i skrimingut në ligjet që kanë të bëjnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe transportit, duke pasur parasysh prodhimin, shitjen, blerjen, importin dhe eksportin e mallrave.

I gjithë procesi i skriningut ka 35 kapituj të cilat duhet të kalohen me shumë kujdes thuajse nëpër të gjithë institucionet dhe drejtoritë e shtetit. /Telegrafi/