Një pluhur i bardhë misterioz është parë në fustanin e supemodeles, Kate Moss, teksa po dilte nga makina e saj.
Moss kishte veshur një fustan të zi dhe sipër tij dukej lehtë një pluhur i bardhë.
Supermodelja doli e turbulluar nga makina teksa po shkonte në një festë me miqtë e saj. 41 – vjeçarja ishte pjesë e një programi televiziv bashkë me Rita Orën.
Kate Moss ka patur edhe herë të tjera probleme me drogën dhe për këtë i është nënshtruar disa herë terapisë intensive në klinikat e rehabilitimit. /Telegrafi/