Maqedonia është në krizë financiare pasi ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se në arkën e shtetit ka vetëm gjashtë milionë euro dhe të njejtat duhet të përdoren deri në fund të vitit kur edhe propozohet buxheti i ri për tu votuar në Kuvend.
Kohëve të fundit, nëpër koluaret diplomatike dhe qeveritare është përmendur ”Marshall Plani” ku përmendet edhe Maqedoni në mesin e vendeve që duhet përfshirë në të.
Por çfarë është Marshall Plani?
Zyrtarisht njihet si ”akt për të promovuar paqe dhe ndihmë gjenerale për interesa kombëtare dhe për të interesa të politikës ndërkombëtare për SHBA-të nëpërmjet zhvillimit ekonomik, financiar dhe zhvillimor.”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky program nga SHBA-të u zyrtarizua nga data 3 qershor 1948, nga gjenerata e 80 e Kongresit të SHBA-ve.
Ndihma e dhënë nga Marshall Plani jepet për kokë banori dhe jepet në raste kur ka kriza të mëdha zhvillimore dhe mungesë të materialeve ushqyese.
Për herë të fundit Marshall Plani është ndarë për shtetet e Evropës më 8 prill, 1948 ku janë dhënë 13 miliardë dollarë, që në kundërvlerë të kohës së tashme vlejnë 130 miliardë dollarë.
Qëllimi i dhënies së Marshall Planit ka qenë që të rindërtohen vendet e dëmtuara nga Lufta e Dytë Botërore. Përfitues më i madh i kësaj ndihme ishte Mbretëria e Bashkuar që kishte marrë 26% të buxhetit të ndarë, e pasuar nga Franca me 18% dhe Gjermania 11%.
Pse përmendet Maqedonia?!
Maqedonia ka kaluar një krizë politike prej 30 muajsh dhe e njejta ka ngritur rrezik edhe për destabilizimin e rajonit në përgjithësi. Me 6 milionë euro në arkë dhe me sfidën për tu anëtarësuar në NATO, Maqedonia është kandidat i mirë për të qenë e përkdhelura e SHBA-ve për të fituar ndonjë pjesë nga kulaçi i SHBA-ve si ndihmë për zhvillim. /Telegrafi/