Site icon Telegrafi

Çka e shkakton djersitjen e tepërt dhe si mund ta trajtoni atë

Shumica prej nesh djersitemi kur ushtrojmë, kur janë temperaturat shumë të larta ose thjesht kur jemi në autobus.

Djersitja është e rëndësishme për shkak të asaj se si trupi e rregullon temperaturën – djersitja na mban të freskët, komod dhe e parandalon trupin nga nxehja e tepërt, transmeton Telegrafi.

Por, ju nuk duhet të djersiteni nëse trupi nuk ka nevojë të freskohet.

Djersitja e tepërt apo hiperhidroza, mund të ndodh pa arsye dhe ndonjëherë përmirësohet me moshën.

Në disa raste (hiperhidroza sekondare), mund të jetë si pasojë e efekteve anësore të medikamenteve apo ndonjë sëmundje të fshehtë.

Nëse mendoni se jeni duke u djersitur së tepërmi, mos u brengosni sepse ka mënyra se si të ballafaqoheni me këtë problem.

Në shumicën e rasteve, djersitja e tepërt nuk është kërcënim për shëndetin.

Ekspertët anglezë rekomandojnë që të vishni rroba më të gjëra për t’i minimizuar shenjat e djersitjes.

Gjithashtu mbathni çorape që e absorbojnë lagështinë dhe ndërroni çorapet të paktën dy herë në ditë.

Përpiquni edhe të mbathni këpucë të ndryshme çdo ditë.

Shmangia e materialeve të najlonit gjithashtu ndihmon në parandalimin e djersitjes së tepërt.

Veç këtyre, mos bëni gjëra të cilat jua keqësojnë djersitjen – siç është konsumimi i alkoolit apo konsumimi i ushqimeve të djegësa. /Telegrafi/

Exit mobile version