Artisti i skeçeve të shkurtëra thumbuese për realitetin shqiptar, Faton Islami, tani ka goditur temën e betimit të Presidentëve të SHBA-ve, Gjermanisë dhe Shqipërisë. Dallimi tek betimet e tre Presidentëve shihet tek pjesa ku përfundon betimi dhe Presidenti shqiptarë thotë ”Super, deri në zgjedhjet tjera sosëm punë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Artisti i skeçeve të shkurtëra thumbuese për realitetin shqiptar, Faton Islami këtë skeç e ka bërë si pjesë të projektit ”Bükwalisht” ku thumbon realitetin tonë. Më herë Islami për Telegrafi Maqedoni tha ”Është një projekt artistik që shfaq disa prej mangësive tona si popull. Vetë projekti është shfaqja e shtatë episodeve me video mjaft të shkurtra të cilat sado komike të jenë kanë edhe zërin kritik. Në projekt për nga ana artistike mund të themi se ka tre personazhe dhe ato më së miri paraqiten sikur në tregimet qesharake të përparshme tonat me emrat: Amerikani, Gjermani dhe Shqiptari . Përndryshe të tre rolet luhen nga unë Faton Islami me emrin artistik Phatooni. Të gjitha episodet kanë një mesazh të veçantë dhe secila në veçanti prek një pjesë të audiencës që besoj se është në tërësi Shqiptare,” përfundoi Faton Islami i njohur si ”Phatooni”./Telegrafi/