Chaos Costumes me bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, i ka prodhuar një palë çizme bizare që ngjajnë me këmbët e kalit.
Megjithëse duken qesharake dhe të pazakonta, këto janë shpërndarë shumë dhe po bëjnë xhiro në internet, transmeton Telegrafi.
Çuditërisht, këpucët që kanë thundrën dhe leshin bardhë e zi sikur të kalit, duket se janë shumë të rehatshme për të ecur.
“Do të shëtisja me to, por vetëm në shtëpi” si dhe “të mrekullueshme për Halloween”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/