Qendra për liri dhe demokraci CIVIL ka reaguar ndaj sjelljes së sigurimit të ish kryeministrit Gruevski ndaj gazetarit të televizionit 21 duke thënë se ky është një shembull se pse mungon liria dhe pse Maqedonia rënditet aq poshtë në listën e Freedom House, transmeton Telegrafi Maqedoni.
”CIVIL – Qendra për Liri e dënon ashpër këtë akt të dhunshëm dhe banditesk, me të cilin brutalisht shkelet liria e medias në vend. Pikërisht këto akte dhe sjellje të paligjshme të përdhunuesve të Gruevskit janë ndër arsyet kryesore se pse reputacioni i Maqedonisë në bashkësinë ndërkombëtare sa u përket mediave është i rrënuar dhe në rënie të lirë.
Para do kohe, organizata me renome “Freedom House” ka vlerësuar për herë të parë Maqedoninë si shtet jo të lirë, gjë që sigurisht është pasojë, ndër të tjera, e akteve të tilla.
Pushteti në Maqedoni, në disa vitet e fundit ndërhyn dhe mbyll media dhe gazetarë, e nuk ishin të rralla edhe raste të dhunës fizike ndaj gazetarëve, madje edhe nga zyrtarët e lartë të qeverisë.
I bëjmë thirrje opninionit për të mbështetur gazetarët e TV 21 dhe përkushtimin e tyre për të raportuar të lirë dhe të papenguar për të gjitha çështjet me interes publik.
Hyrja e paligjshme në një medium dhe sekuestrimi i paligjshëm i regjistrimeve nuk guxon të kalojë!” thuhet në reagimin e OJQ CIVIL./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Sigurimi i Gruevskit i kërkon gazetarit të Tv21 të fshi fotografitë nga telefoni (Video)