Organizata qytetare “CIVIL”, sot pasdite ka lëshuar një raport në të cilin numërojnë disa raste ku sipas tyre, është thyer heshtja zgjedhore dhe është bërë presion mbi votuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në një komunë, drejtori i shkollës i’a ka ndaluar një të punësuari dhe familjes së tij të dalë nesër në zgjedhje. Sipas drejtorit ai nuk ka qenë “votues i sigurtë”. Ndërsa në fshatin Podaresh, në Komunën e Radovishit, ndërtohet tregu, që paraqet thyerje të heshtjes zgjedhore. Një situatë e ngjashme është vërejtur edhe në fshatin Miravci në Komunën e Gjevgjelisë”, thuhet mes tjerash në raportin e CIVIL.
CIVIL përsëri ju ka bërë thirrje gjithë aktorëve në procesin zgjedhor që të ndalojnë me presionet mbi votuesit, ndërsa qytetarët i porosit që të vazhdojnë me paraqitjen e parregullësive, presioneve dhe ryshfeteve, dhe i garanton se do të ruhet anonimiteti i tyre./Telegrafi/