Organizata “Civil” kërkon nga partitë politike të zbulojnë burimet e financimit dhe mënyrën se si i paguajnë programet e shtrenjta zgjedhore, reklamat politike dhe zënien e hapësirave mediale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po udhëhiqet fushatë e shtrenjtë, jotransparente, askush nuk e di se prej ku marrin mjete partitë për fushata. Ne u munduam t’u dërgojmë kërkesa të gjitha partive politike, të tregojnë burimet e financimit, por për fat të keq, prej 70 partive vetëm 5 janë përgjigjur se si do ta financojnë fushatën parazgjedhore. Marrëveshja e Përzhinos ende është larg dhe akoma përdoret gjuhë e urrejtjes”, deklaroi Sinisha Stankoviq, drejtuese e “Civil”./Telegrafi/