Site icon Telegrafi

Civil: Lista zgjedhore në kaos (Video)

Nga Organizata joqeveritare “Civil”, theksojnë se Lista zgjedhore edhe dy ditë para zgjedhjeve është e përfshirë në një kaos të vërtetë. Xhabir Deralla, nga Ciliv tha se KSHZ-ja patjetër duhet t’a fokusojë përgjegjësinë tek individë dhe grupe të cilët janë përgjegjës për kaosin e shkaktuar në Listën zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia i pret këto zgjedhje kritike për Maqedoninë, në kohë kritike për Maqedoninë me havari të pltoë të Listës zgjedhore dhe me të gjitha kryqëzimet në terren dhe ato softuerike ne kemi num[ër të madh të njerëzve të cilët u humbën disa ditën e fundit nga lista zgjedhore. Fantomët nuk janë fshirë por vetëm migruan nga njëra adresë në tjetrën”, tha Xhabir Deralla për TV Shenja, nga organizata “Civil”.

Parregullsitë në adresën online të Listës zgjedhore, sipas Xhabir Derallës, nuk mund të arsyetohen vetëm me ndonjë sulm të hakerëve ose gabime në sistem. Për shkak të ankesave të mëdha të qytetarëve për parregullsi, Deralla kërkonë të marrin garanca të qarta dhe të padyshimta se më 11 dhjetor qytetarët do ta realizojnë të drejtën e votës./Telegrafi/

Exit mobile version