Organizata qytetare CIVIL, kërkon nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe institucionet tjera kompetente që t’i rinumërojnë votat në të gjitha njësitë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
CIVIL gjithashtu kërkon revizion të fletëvotimeve të pavlefshme, pasi siç thonë, në disa fletëvotime shihet qartë vullneti i qytetarit se ka votuar.
Sipas CIVIL, është e nevojshme edhe rivotimi në disa vendvotime, ku është vërejtur shkelje serioze e të drejtës së votës dhe procedurave zgjedhore./Telegrafi/