Site icon Telegrafi

Civil: Kemi vërtetuar blerje votash në Demir Hisar

Organizata joqeveritare Civil-Qendra për liri bën të ditur se ka arritur të vërtetojë blerje votash në rajonin e Demir Hisarit, përmes një audio dëshmi të tentimit të blerjes së votave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo OJQ bën të ditur se janë duke verifikuar edhe informacione tjera për blerje të votave në mënyra të ndryshme dhe në komuna të ndryshme, sidomos pasditën e sotme.

Lexo po ashtu Deshën të blejnë vota, mbyllen në objekt dy funksionarë shtetërorë

Civil pohon se ka pranuar mbi 30 raportime të reja të vëzhguesve të shpërndarë në tërë vendin, si edhe mbi 50 raportime nga vetë qytetarët, për trysni dhe shantazhe, shkelje të heshtjes parazgjedhore, si edhe tentime për blerje votash./Telegrafi/

Lexo po ashtu Lexo të gjitha lajmet për zgjedhjet e diasporës, të burgosurve dhe të sëmurëve
Exit mobile version