Torino ka pyetur për Joe Hart dhe çmimi i tij është 12 milionë euro.
Portieri anglez është dhënë në huazim te klubi italian dhe besohet se ata janë të interesuar që ta kenë në skuadër edhe në vitin e ardhshëm.
Sipas The Sun klubi i Cityt është i interesuar ta shes dhe i ka vënë çmimin.
Çmimi i portierit të Kombëtares angleze është 12 milionë euro.
Toro është e gatshme ta paguajë këtë çmim, por ajo që është shqetësues është paga e tij prej 120 mijë euro në javë.
Në Angli ai merrte 140 mijë shkaku i taksave.
Kjo pagë është e papranueshme për klubin italian. /Telegrafi/