Lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City ka vazhduar dominimin në përballje me Arsenalin.
Skuadra e Pep Guardiolës edhe para fillimit të ndeshjes ishte favoriti kryesor për ta fituar atë.
Por me të filluar takimi kanë treguar fuqinë duke shënuar dy gola.
Fillimisht realizoi mesfushori portugez Bernardo Silva një gol të bukur nga distanca.
Në minutën e 28-të ka qenë spanjolli David Silva që shënoi një gol të bukur pas një aksioni fantastik.
Leroy Sane asistoi tek Kun Aguero i cili e shërbeu mirë Silvan që shënoi përballë portierit Cech.
Ndërkohë golin e tretë në këtë takim e shënoi gjermani Leroy Sane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mUJO-QDIy0o