Manchester City ka qenë bindës në triumfin prej 4-0 ndaj Aston Villas në Etihad Stadium.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rezultatin e zhbllokoi Yaya Toure me të filluar pjesa e dytë (48’).
Menjëherë pas realizoi Sergio Aguero (50’). Argjentinasi shënoi edhe golin e dytë personal pas një ore lojë.
Raheem Sterling realizoi golin e katërt (66’), kurse Aguero dështoi ta kompletonte het-trikun nga pika e bardhë (76’).
Në një ndeshje tjetër, Chelsea ka dështuar ta mposhtë Stoke Cityn edhe pse e pati avantazhin.
Bertrand Traore shënoi në pjesën e parë (38’), ndërsa në minutën e 85-të, Mame Biram Diouf e barazoi rezultatin.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, luajti nga minuta e parë në këtë sfidë.
Manchester City është i katërti në tabelë me shtatë pikë më pak se lideri Leicester City, ndërsa Chelsea është në vend të dhjetë me dhjetë pikë prapa pozitës së katërt. /Telegrafi/
Bertrand Traore kalon Chelsean në epërsi me një gol të bukur.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016