Site icon Telegrafi

City triumfon në derbin ndaj Chelseat

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 19-të të Ligës Premier kundër Chelseat (1-0) në Stamford Bridge.

Blutë u detyruan t’i bëjnë dy zëvendësime në 20 minutat e para (Raheem Sterling dhe Christian Pulisic) duke e zgjatur listën e futbollistëve të lënduar.

Erling Haaland pati një mundësi për mysafirët, derisa Carney Chukwuemeka e goditi shtyllën para se skuadrat të shkonin në pushim.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Në fraksionin e dytë, vizitorët i intensifikuan sulmet duke rrezikuar përmes Nathan Ake, Bernardo Silva e Thiago Silva.

Pas një ore lojë, Pep Guardiola i inkuadroi në fushë dyshen Jack Grealish dhe Riyad Mahrez. Tri minuta më pas, i pari asistoi dhe i dyti e shënoi golin e fitores (63’).

Me këtë fitore, Manchester City e ka ngushtuar në pesë pikë diferencën me liderin e kampionatit Arsenal.

Chelsea, në anën tjetër, ka mbetur në vend të dhjetë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version