Telegrafi

City tash ofron vetëm 20 milionë për Sanchezin

Manchester City pritet të bëj një ofertë të re të përmirësuar për Alexis Sanchezin.

Skuadra nga Ettihad Stadium pritet të ofrojë 20 milionë funte për kilianin.

Kjo ofertë “shumë e ulët” për anësorin vjen pasi City nuk dëshiron të paguaj përtej kufijve.

Guardiola është i bindur se Sanchez nuk do të rinovojë dhe se patjetër do të bashkohet me të, andaj dëshiron ta dëtyrojë Arsenalin që të pranojë ofertën për të.

Arsenali refuzoi 60 milionë funte këtë verë për Alexis Sanchezin nga City.

Lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.

Ai ka kërkuar edhe zyrtarisht një largim nga Arsenali, e klubi londinez rrezikon ta humbasë atë në parametra zero. /Telegrafi/