Telegrafi

City do ta rrisë ofertën për Sanchezin

Manchester City do ta rrisë ofertën për Alexis Sanchezin.

Daily Telegraph shkruan se City ka planifikuar të rrisë ofertën në formë të drejtpërdrejt “cash” për Arsenalin në mënyrë që të marrë lojtarin.

Por, Arsenali vazhdon të insistojë se duhet të përfshihet edhe një lojtar, potencialisht Raheem Sterling, që një marrëveshje të realizohet.

City po mendon nëse duhet të heqë dorë nga Sterling dhe të ofrojë një shumë të konsiderueshme parash për të bindur Arsenalin të heqë dorë nga kiliani.

Sanchez ështëi pakënaqur te Arsenali dhe dëshiron të bashkohet me Guardiolën. /Telegrafi/