Manchester City i është bashkuar Barcelonës në garën për Adrien Rabiot.
Sipas Marcas, trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola, e ka takuar tashmë yllin e Paris Saint Germain dhe kanë folur për një transferim të mundshëm në verën e ardhshme.
23-vjeçarit do t’i skadojë kontrata në verën e 2019 dhe kështu do të jetë lojtar i lirë, por kampionët e Ligue 1 do të tentojnë në janar të rinovojnë kontratën e tij.
“Nuk e di nëse ai do të qëndrojë, unë dua që ai të qëndrojë, por varet nga ai. Ka një potencial të madh dhe mund të përmirësohet ende”, ka thënë trajneri i PSG, Thomas Tuchel.
Klubi katalunas gjatë verë transferoi Arthur Melon dhe Arturo Vidalin për të zëvendësuar Andres Iniestan dhe Paulinhon, por Rabiot shikohet si lojtari që do e perfeksiononte mesfushën.
Lojtari është i kërkuar edhe nga Liverpooli, Juventusi e shumë skuadra tjera.
Rabiot është pjesë e PSG-së tash e shtatë sezone ku në 208 paraqitje ka shënuar 22 gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FIogprhEE1Q