Warren Zaire-Emery po konsiderohet si shpresa e madhe e futbollit francez.
Mesfushori i talentuar francez është shëndrruar në një lojtar kyç te Paris Saint Germain, edhe pse ende është një adoloshent.
17-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje me parisienët ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në pesë të tjerë mes Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve.
E falë paraqitjeve fantastike me parisienët, Zaire-Emery ka bërë për vete edhe trajnerin më të mirë në botë aktualisht Pep Guardiolën.
Tekniku spanjoll e pëlqen shumë francezin dhe sipas TeamTalk, ai po synon transferimin e tij në Etihad Stadium.
Edhe pse duket shumë e vështirë që PSG ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, Man City do të tentoj në janar për transferimin e tij.
Zaire-Emery luan në pozitën e mesfushorit qendror, derisa ka kontratë me kryeqytetasit francez deri në verën e vitit 2025, ndërsa vlera e tij tani ka kaluar 50 milionë euro.
Talenti francez ka bërë debutimin e tij me PSG-në në sezonin e kaluar, derisa deri më tani ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare ku ka shënuar tre gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/