Telegrafi

City po mundohet ta bind Gundoganin për kontratë të re me pagë dyfishë më të lartë se aktualja

Ilkay Gundogan vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Manchester City apo do të largohet.

Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe më 30 qershor të këtij viti do të dal futbollist i lirë.

32-vjeçari është ende në udhëkryq nëse do të vazhdoj qëndrimin në Etihad Stadium, apo të nis një aventurë të re ku ofertat nuk mungojnë.

Barcelona, Paris Saint Germain, Galatasaray, Bayern Munich e Borussia Dortmund janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e gjermanit.

Por City është duke vazhduar bisedimet me lojtarin dhe agjentin e tij duke i ofruar për herë të dytë rinovimin e kontratës.

The Athletic ka raportuar se City i ka ofruar dyfishimin e pagës mesfushorit gjerman që të vazhdoj qëndrimin në Etihd Stadium deri nv verën e vitit 2025.

Lexo po ashtu Barcelona nuk heq dorë nga Gundogan, synon transferimin e tij me parametra zero

Reprezentuesi gjerman ka në tavolinë ofertën prej nëntë milionë eurove neto në sezon, shumë që vështirë se do ta fitonte edhe te skuadrat e lartërpërmendua.

Pep Guardiola e vlerëson jashtëzakonisht shumë kapitenin e tij dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht qëndrimin e tij në skuadër. /Telegrafi/