Telegrafi

City po e sheh Nagelsmannin si pasues të Guardiolas

Pep Guardiolas nuk po i shkon asgjë mirë në këtë fillim edicioni në Ligën Premier me Manchester Cityn.

Në pesë sfidat e para në kampionat, City ka marrë vetëm dy fitore, ka barazuar në dy të tjera dhe ka pësuar një disfatë.

Citizens shihet si njëri nga favoritët për titull dhe kjo ecuri negative nuk i kënaq drejtuesit e klubit.

Por duket se e ardhmja e spanjollit është larg ish-kampionit anglez që tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Daily Mail ka raportuar se City ka biseduar paraprakisht me trajnerin gjerman Julian Nagelsmann.

Gjermani i ri po shihet si trajneri adekuat për ta zëvendësuar Guardiolën nëse ky i fundit nuk vendos të nënshkruajë kontratë të re.

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe nëse ai nuk nënshkruan të re, atëherë City do të tentojë me çdo kusht ta sjell në bankën e tyre trajnerin gjerman Nagelsmann.

33-vjeçari ka bërë ndeshje të jashtëzakonshme me Hoffenheim fillimisht e tani me RB Leipzig, ku konsiderohet si njëri nga trajnerët e rinj më të mirë në botë. /Telegrafi/