Telegrafi

City përgatit 100 milionë euro për Douglas Costan?

(Foto: Getty Images)

Manchester City është gati të ofrojë 100 milioën euro për anësorin e Juventusit, Douglas Costa – bën të ditur Sport Mediaset.

Pep Guardiola e dëshiron brazilianin në Etihad Stadium, pasi Manchester Unitedi ka dështuar që ta transferojë deri më tani.

(Foto: Getty Images)

Juve sapo e ka aktivizuar opsionin e blerjes së lojtarit nga Bayern Munichu për 40 milionë euro, ndërsa kishte paguar edhe gjashtë milionë euro të tjera për huazimin njëvjeçar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Douglas Costa

Në këtë mënyrë, 27-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2022.

Në sezonin debutues në Serie A, braziliani shënoi gjashtë gola dhe dhuroi 14 asistime duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në suksesin e dyfishtë të Juves.

(Foto: Getty Images)

Në rast se City paguan vërtet 100 milionë euro për Costan, Bianconerët mund t’i shfrytëzojnë ato para për përforcimin e skuadrës.

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, është një prej shënjestrave kryesore të Juventusit, ndërsa shërbimet e tij i kërkon edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/