Site icon Telegrafi

City pas talentit të madh gjerman

Pasi ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Manchester City synon të përforcohet tani.

Sipas raporteve të fundit nga Gjermania, trajneri i ri i Cityt, Pep Guardiola e dëshiron me çdo kusht talentin gjerman, Leroy Sane.

E përditshmja ‘Manchester Evening News’, ka shkruar se drejtuesit e Cityt kanë filluar negociatat me klubin gjerman Schalke 04 për talentin e tyre.

20-vjeçari ka udhëhequr Schalken këtë edicion duke e dërguar në pozitën e pestë, pozitë që i siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

Për ta bërë të vetin sulmuesin anësor, skuadra e kaltër nga Manchesteri pritet t’i ofrojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version