Telegrafi

City i pamëshirshëm ndaj FC Copenhagen

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City ka vazhduar me fitore në Grupin G duke triumfuar ndaj FC Copenhagen (5-0) në raundin e tretë të fazë grupore në Ligën e Kampionëve.

Erling Haaland e nisi serinë e golave që në minutën e shtatë ta takimit pas asistimit nga Joao Cancelo. Sulmuesi norvegjez e dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të, kësaj radhe asistoi Sergio Gomez.

Pa shkuar në pushim, vendasit e shënuan edhe golin e tretë që në fakt ishte autogol nga Davit Khocholava.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Citizens nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Riyad Mahrez e realizoi golin e katërt nga pika e bardhë (55’), derisa Julian Alvarez e shënoi golin e pestë (76’).

Pas kësaj fitoreje, Manchester City vazhdon ta mbajë primatin në Grupin G me nëntë pikë, derisa FC Copenhagen mbetet në kuotën e një pike.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Borussia Dortmundi fitoi bindshëm (4-1) në udhëtim te Sevilla. BVB ka gjashtë pikë, andaluzianët vetëm një. /Telegrafi/