Telegrafi

City i ofron pagë të ‘çmendur’ Sanchezit vetëm për të nënshkruar me të

Manchester City është i bindur për nënshkrimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali, pas rebelimit të kilianit për të nënshkruar kontratën e re.

Sipas The Mirror, besimi i Cityt po rritet që ata mund të arrijnë Alexis Sanchezin në një marrëveshje potencialisht me vlerë deri në 50 milionë funte.

Blutë janë gati të testojnë vendosmërinë e Arsenalit për të mbajtur sulmuesin Sanchez – të cilit i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij – me një ofertë zyrtare për 28-vjeçarin, i cili aktualisht është në detyrë në Kupës së Konfederatave në Rusi me Kilin.

Lexo po ashtu Sanchez hyn në histori të Kilit me golin e shënuar ndaj Gjermanisë

Arsenali i ka ofruar Sanchezit, i cili ka shënuar 30 gola në sezonin e kaluar – një marrëveshje të re dhe këmbëngulin se ata nuk kanë ndërmend ta lënë atë të largohet këtë verë.

Por, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola e ka bërë Sanchezin si objektivin e parë të transferimeve dhe shefat e Etihad janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje për yllin e shumëkërkuar, i cili gjithashtu i intereson edhe Chelseat dhe Bayern Munichit.

City mund t’i ofrojë atij një pagë javore prej rreth 300,000 euro në javë, dhe për këtë thuhet se janë në “Pole-Position” për të fituar nënshkrimin e tij. /Telegrafi/