Site icon Telegrafi

City ofron 56 milionë euro për Joao Cancelon

Manchester City thuhet se po përgatit një ofertë prej 56 milionëve për Joao Cancelon.

Sipas The Sun, i cili po e udhëheq historinë e këtij operacioni, Citizens po kërkojnë që t’i sjellin një rival në ekip, Kylie Walkerit.

Gazeta shpjegon se lojtari do ta zëvendësojë Danilon, i cili mund të transferohet te Interi, ku mund të ketë më shumë hapësirë.

Joao Cancelo si lojtar i Interit (Foto: Getty Images)

Portugezi 25-vjeçar i është bashkuar Juventusit gjatë verës së kaluar nga Valencia në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh, pasi kishte kaluar periudhën e huazimit te Nerazurrët.

Ai pati 34 paraqitje sezonin e kaluar, por bëri disa gabime dhe në disa raste ishte lënë në bankën rezervë nga ish-trajneri, Max Allegri.

Ndryshe, kampioni në fuqi italian pritet që si strateg të ri ta angazhojë trajnerin aktual të Chelseat, Maurizio Sarrin. /Telegrafi/

Exit mobile version