Telegrafi

City ofertë zyrtare në drejtim të Realit për Iscon

Isco (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mesfushori spanjoll Isco mund të largohet nga Real Madridi këtë afat kalimtar të verës.

Lojtari nuk pëlqehet shumë nga Zidane dhe mund të largohet në drejtim të kampionatit anglez.

Janë kampionët në fuqi të Anglisë, Manchester City që kanë dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Realit.

Trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane nuk llogarit në shërbimet e spanjollit dhe ka kërkuar largimin e tij.

Isco (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mediat angleze kanë raportuar se Manchester City ka dërguar 80 milionë euro në drejtim të Realit për lojtarin.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga madrilenët për ofertën e kampionëve të Anglisë, por thuhet se palët janë shumë afër një marrëveshje.

Kujtojmë që për yllin spanjoll interesim ka shprehur edhe kampioni italian Juventus dhe ai gjerman Bayern Munich. /Telegrafi/