Manchester City nuk po dorëzohet në tentim për transferimin e Alexis Sanchez.
The Telegraph shkruan se Pep Guardiola e dëshiron lojtarin në ekipin e tij për këtë sezon.
Wenger këmbëngul të mos shitet lojtari, por kontrata e Sanchez skadon në fund të sezonit.
City nuk është gati ta presë Sanchezin për parametra zero dhe Arsenali mund ta shesë lojtarin nëse vjen ndonjë ofertë e mirë.
Topçinjt do të bënin mirë që të pranonin një ofertë në mënyrë që të mos mbesin pa asnjë cent. /Telegrafi/