Telegrafi

City me ofertë atraktive për Florentino Luisin e Benficas

Manchester City është gati të shpenzojë shumë për mesfushorin e Benficas, Florentino Luis.

Guardian shkruan se menaxheri i Cityt, Pep Guardiola, ka kërkuar të bëhet një ofertë për mesfushorin defensiv 19-vjeçar.

Adoleshenti portugez ka një klauzolë prej 60 milionë euro në kontratën e tij.

Por, Benfica duket e vendosur për të luftuar interesimin rreth Luisit dhe po përpiqet të bindë të riun të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Nëse portugezi ju drejtohet Manchester City, Benfica për ta mbajtur adoleshentin do të paguaj të paktën dyfishin e shumës së Cityt.