Manchester City do të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e Harry Kane në javën e ardhshme.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, oferta prej 150 milionë eurosh është përgatitur dhe pritet qëndrimi i Tottenham Hotspur.
Për më shumë, kampioni i Ligës Premier është i gatshëm të përfshijë edhe lojtarë dhe bonuse në ofertën për sulmuesin anglez.
Manchester City will push again for Harry Kane next week. 🔵 #MCFC
€150m new bid ready and now waiting for Spurs final position – City are also open to include players or add-ons.
Spurs are still ‘determined’ to keep Harry Kane. No fresh bid received yet. Poker game. 🔛 #THFC https://t.co/TX737kCun6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2021
Në ndërkohë, trajneri i Spursave, Nuno Espirito Santo, ka thënë se pret që 28-vjeçari të jetë pjesë e skuadrës së tij për sezonin 2021/2022.
“Ai është këtu me ne. Është lojtar i Tottenhamit, është këtu me ne. Por, ne duhet të mendojmë për nesër (pikërisht për ndeshjen kundër Manchester Cityt) ta përgatitim seancën stërvitore dhe të shkojmë ditë pas dite. Mirëpo, të gjithë lojtarët që punojnë me ne, janë lojtarët tanë”, është shprehur ai. /Telegrafi/