Manchester City nuk e ka pasur të vështirë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke arritur ta eliminojë Schalken pas fitores edhe në Etihad Stadium.
Skuadra angleze fitoi me rezultat 3-2 në Veltins Arena, ndërsa pas fitores në terren vendas (7-0), vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm prej 10-2.
Sergio Aguero e hapi serinë e golave duke e konvertuar një penallti (35′). I njëjti futbollist, vetëm tri minuta më vonë e dyfishoi epërsinë (38′).
Pa përfunduar pjesa e parë (42′), vendasit shënuan edhe një gol, ndërsa autor ishte Leroy Sane.
City vazhdoi të shënonte gola në pjesën e dytë, ndërsa Raheem Sterling ishte i pari që realizoi në këtë fraksion (56′), ndërsa ky ishte goli i katërt për nikoqirët.
Bernardo Silva ishte lojtari i radhës që shënoi (71′), derisa Phil Foden realizoi për ‘setin’ e parë (78′). Gabriel Jesus ishte futbollisti që e vendosi rezultatin përfundimtar në këtë ndeshje me golin e shtatë për ekipin anglez (84′).
Ishte kjo një paraqitje bindëse e ekipit të Pep Guardiolas që do të shpresojë të shkojë sa më larg këtë edicion në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/