Manchester City ia ka shënuar tre gola Chelseat në Stamford Bridge për ta fituar kryendeshjen e javës në Ligën Premier.
Mysafirët e gjetën rrjetin vetëm një herë në fraksionin e parë. De Bruyne bëri një aksion nga e djathta dhe pasoi te Sergio Aguero që gjendej në qendër. Argjentinasi e pranoi topin, krijoi hapësirë dhe goditi, ndërsa me ndihmën e një devijimi, topi u ndal në rrjet (33’).
Nga një kundërsulm i shpejtë në gjysmën e dytë i nisur nga De Bruyne, skuadra e Manuel Pellegrinit shënoi golin e dytë. Futbollisti belg pasoi te Nasri, i cili asistoi për Sergio Agueron dhe argjentinasi ishte sërish i saktë (54’).
Akoma më keq për Blutë u bë kur portieri Thibaut Courtois ndërhyri në Fernandinhon në zonë, shkaktoi penalti dhe u përjashtua me karton të kuq. Aguero mori përgjegjësinë dhe kompletoi het-trikun (81’).
Manchester City është i treti në tabelë me 60 pikë, një më shumë se Arsenali që këtë javë luan ndaj Crystal Palace.
Chelsea, me 44 pikë të arkëtuara, mban vendin e dhjetë në tabelë. /Telegrafi/