Site icon Telegrafi

“City ende në garë për titull”

Manchester City's English midfielder Raheem Sterling (2nd L) celebrates with teammates after scoring their second goal during the English Premier League football match between Manchester City and Arsenal at the Etihad Stadium in Manchester, north west England, on December 18, 2016. / AFP / Paul ELLIS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read PAUL ELLIS/AFP/Getty Images)

Kevin de Bruyne mendon se skuadra e tij është ende në garë për titullin e Ligës Premier, por duhet të ketë vazhdimësi që në fund të jetë në pozitën e parë.

Chelsea është duke udhëhequr kampionatin, me shumë analist sportiv që thonë se titulli do të shkoj në Londër, por ashtu nuk mendon edhe mesfushori belg i Manchester Cityt, i cili ende beson që skuadra e tij mund të shpallet në fund kampion i Ligës Premier.

Lexo po ashtu Guardiola pranon: Kam bërë gabime

“Futbolli mund të jetë pak i çmendur ndonjëherë. Ata(Chelsea) janë shumë më përpara, por në qoftë se ju humbni tre ndeshje dhe pastaj fitoni tre ndeshje, ju jeni atje. Kështu, tre ndeshje të humbura nga 17 nuk janë asgjë”, iu ka thënë De Bruyne gazetarëve pas fitores 4-0 ndaj West Ham të mërkurën.

“Pra, ne vetëm duhet të bëjmë punën tonë dhe jo të shikojmë se çfarë Chelsea dhe të tjerët janë duke bërë. Nëse fitojmë ndeshjet tona, ne do të kemi një vend të mirë dhe shpresojmë më të mirin të mundshëm”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu City besojnë në besëtytni, numri 33 i Jesus me domethënie

“Ne jemi duke provuar. Në Ligën Premier duhet të jesh atje çdo javë. Të gjithë lojtarët e dëmtuar janë për të ardhur keq, por unë jam shumë i lumtur se ne kemi shumë ndeshje në kampionat dhe Ligën e Kampionëve”.

“Do të jetë shumë e rëndësishme që të ketë një seri të fitoreve për të vënë presion mbi pjesën tjetër”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Exit mobile version