Site icon Telegrafi

City ndan 230 milionë euro për katër transferimet e reja të Guardiolës

Matthijs de Ligt (Foto by Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Sezoni në të cilin Manchester City mbrojti titullin e kampionatit sapo ka përfunduar, por Pep Guardiola ka lëvizur në një rindërtim të madh të ekipit në mënyrë që të jetë në krye edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas Daily Mail, Citizens do të blejnë një mbrojtës, dy mesfushor dhe një sulmues, për të cilët do të shpenzojnë rreth 230 milionë euro.

Fernandiho tashmë ka mbushur 34 vjet, dhe se lojtari pritet të zëvendësohet me mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrin, i cili kushton rreth 70 milionë euro.

Houssem Aouar dhe Ilkay Gundogan (Foto by Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Mesfushorin tjetër e kërkon në Lyon, gjegjësisht Houssema Aouar, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dhjetë asistime këtë sezon në 45 paraqitje. Me vetëm 20 vjet, Aouar ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurove, e cila është një shumë e papërfillshme për anglezët.

Kampioni anglez thuhet se është shumë i interesuar për mbrojtësin e Leicester Cityt, Ben Chilwell, por që kohët e fundit ky interesim është zbehur. Nicolas Otamendi largohet gjatë verës, John Stones nuk është aq i mirë sa mendohet dhe trajneri spanjoll e dëshiron Matthias de Ligt edhe pse strategu pranoi se ishte e vështirë për kampionët që ta sjellin lojtarin para Barcelonës. Mbrojtësi i ri holandez nuk do të largohet nga Ajax për më pak se 70 milionë euro.

City është i interesuar për Joao Felix, por dyshohet se opsioni i tyre i parë është Luka Jovic, i cili këtë sezon ka kënaqur vëmendjen në Eintracht Frankfurt. Në 47 paraqitje në të gjitha garat, ai shënoi 27 gola dhe bëri shtatë asistime. Gjermanët do të kërkojnë rreth 65 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version